Raphinha zgjedh Barcelonën

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 19:48
Raphinha zgjedh Barcelonën

Sulmuesi i Leeds United, Raphinha, thuhet se dëshiron t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pavarësisht interesimit të fortë edhe nga klubet tjera.

Braziliani po kalon formë të mirë te skuadra angleze. Deri më tani, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar triasistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Raphinha ka kontratë të vlefshme me Leeds United deri në vitin 2024, por pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Sipas “Sport”, 25-vjeçari është në dijeni të interesimit nga Liverpooli e Bayern Munichi, por besohet se ai i ka thënë agjentit të tij që të negociojë për një lëvizje drejt “Camp Nou”.

Raphinha ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 12 asistime në 59 paraqitje në total për Leeds United.

(Kosova Sot Online)