Kosova U21 dhe Sllovenia U21 ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 20:03
Kosova U21 dhe Sllovenia U21 ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar baras ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar 0:0.

“Dardanët” pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, ndodhen në pozitën e pestë dhe të parafundit me shtatë pikë.

Kurse, sllovenët ndodhen një pozitë më lartë me nëntë pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kosova U21 dhe Sllovenia U21 do të përballen sërish mes vete më 29 mars.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Z’dezele” të Celjes. 

(Kosova Sot Online)