Tifozi pren flokët gjatë ndeshjes së NBA

  • A.P /
  • 27 March 2022 - 14:25
Tifozi pren flokët gjatë ndeshjes së NBA

Një YouTuber vendosi të presë flokët ndërsa ishte ulur në tribuna, ndërsa Minnesota Timberwolves mposhti Dallas Mavericks.

JiDion bëri një prerje flokësh në palestër për habinë e të gjithëve brenda ‘Target Center”.

Ylli i Timberwolves, Anthony Edwards, pati një reagim veçanërisht të sinqertë ndaj incidentit pasi mbeti gojëhapur.

Nga transmetimi duket qartë se si shokët e tifozëve, ashtu edhe lojtarët që ishin të pranishëm, momenti iu duket tepër qesharak.

Prerja e flokëve zuri në qendër të vëmendjes ndërsa kamera iu drejtua JiDion, i cili ishte ulur në rresht para frizerit të tij.

(Kosova Sot Online)