Fatjona dhe Erza i sjellin Kosovës dy medalje nga Athina

  • A.P /
  • 27 March 2022 - 16:44
Fatjona dhe Erza i sjellin Kosovës dy medalje nga Athina

Xhudistet e Kosovës, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, kanë fituar medalje në Kupën Evropiane U21, që këto dy ditë u zhvillua në Athinë të Greqisë.

Fatjona fitoi medaljen e artë, ndërsa të bronztën

Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fatjona Kasapi shënoi katër fitore, ndërsa Erza Muminoviq tri fitore e një humbje.

(Kosova Sot Online)