Kampioni i botës në kikboks vritet në Ukrainë

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 10:52
Kampioni i botës në kikboks vritet në Ukrainë

Kampioni i botës në kikboks vritet në Ukrainë. Ukraina e ka humbur edhe një sportist të njohur.

Maksym Kagal, kampion i botës në sportin luftarak të kikboksit është vrarë në frontin e luftës.

Sportisti ishte bërë pjesë e forave speciale në njësinë ushtarake në Azov.

Por, ai ra hero teksa po luftonte me rusët në qytetin Mariupol.

Këtë e ka bërë të ditur mediat ukrainase.

“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, shkruan Ukrinform, përcjell “Gazeta Express”.

“UKampioni ukrainas i kikboksit u vra në betejë teksa po e mbronte Mariupolin. Maksym Kagal, kampion i kikboksit i ISKA-s është vrarë në betejën për ta mbrojtur qytetin e Mariupol, ka njoftuar trajneri i tij”, shkruan “The Kyiv Independent”.

Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.

(Kosova Sot Online )