Pogba shumë pranë largimit nga United

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 15:28
Pogba shumë pranë largimit nga United

E ardhmja e Paul Pogbasë mund të jetë shumë larg Manchesterit. I rikthyer tek United në verën e vitit 2016 për një shumë totale prej 105 milionë eurosh, ish-mesfushori i Juventusit (i skadon kontrata më 30 qershor), të lë të kuptosh që do ta vijojë karrierën diku tjetër: “Asgjë nuk është vendosur për të ardhmen time, asgjë nuk është vendosur tashmë. Mund të vendos nesër, gjithçka është e hapur.

Tani për tani, dua ta përfundoj mirë sezonin. Dua të fitoj tituj, dua të luaj për diçka, sepse si këtë vit ashtu edhe vitet e fundit nuk kemi fituar një titull. Kjo është e trishtë”. Paul Pogba po josh shumë klube, nga Reali i Madridit te Paris Saint-Germain, pa harruar edhe Juventusin. Mesfushori francez është pjesë e rrethit të lojtarëve të identifikuar nga Arrivabene, Nedved dhe Cherubini për të përforcuar mesfushën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm. Tifozët ëndërrojnë për një rikthim të madh, edhe nëse politika e re drejtuese për të kufizuar pagat mund të bëhet një pengesë e pakapërcyeshme.

(Kosova Sot Online)