Dardanët: S’kemi nevojë të tregojmë respekt të veçantë për lojtarët zviceranë, kush ndihet kosovar luan për Kosovën

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 15:56
Dardanët: S’kemi nevojë të tregojmë respekt të veçantë për lojtarët zviceranë, kush ndihet kosovar luan për Kosovën

“Dardanët” janë duke i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Tifozët e Kosovës kanë kërkuar që të mos tregohet respekt i veçantë për lojtarët e Zvicrës, përfshirë këtu edhe ata shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Sipas “Dardanëve”, lojtarët që e ndiejnë veten përnjëmend shtetas kosovarë, dp të luajnë për Kosovën dhe se këtu merr fund gjithçka rreth kësaj teme.

Ata tutje kanë dhënë detaje edhe rreth grumbullimit që do ta kenë në Zvicër.

Kosova do ta zhvillojë nesër miqësoren që po konsiderohet si vëllazërore.

Ky takim do të fillojë në orën 18:00.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e “Dardanëve” në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)