Gjyqtarët shqiptarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Turqi – Itali

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 17:33
Gjyqtarët shqiptarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Turqi – Itali

Pas mbetjes jashtë nga Kampionati Botëror, Turqia dhe Italia nesër do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mes vete.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Medas Konya Buyuksehir”, me fillim prej orës 20:45.

Gjyqtarët shqiptarë janë caktuar për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor, teksa do të ndihmohet nga asistentët Dojando Myftari e Ilir Tartaraj.

Juxhin Xhaja do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

(Kosova Sot Online)