Ronaldo paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Ne do të shkojmë në Botëror

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 18:25
Ronaldo paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Ne do të shkojmë në Botëror

Portugalia dhe Maqeonia e Veriut do të përballen nesër në finalen e play-offit, me fituesin që do të sigurojë pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është paraqitur sot në konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshje.

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve nesër, pasi ndeshja do të zhvillohet në “Dragao” të Portos.

“I bëj thirrje tifozëve. Dua të shpërthejë ferri në Dragao. Shkova në shtrat mbrëmë duke menduar se dua që stadiumi të mbyllë muzikën për himnin tonë kombëtar dhe t’i lërë tifozët ta këndojnë atë për të treguar pasionin tonë, forcën dhe bashkimin tonë rreth objektivit për të arritur në Botëror. Nëse tifozët tanë shfaqen ashtu siç munden, ne do të fitojmë të martën”, tha fillimisht 37-vjeçari.

Ronaldo ka luajtur tashmë në katër Kampionate Botëror dhe edhe herën e pestë, por vetëm nëse ai me shokë mposhtin Maqedoninë e Veriut.

“Nesër është një finale dhe ne jemi të përgatitur. Ne tashmë e dimë se nëse fitojmë, do të shkojmë në Kampionat Botëror, nëse humbim, do të jemi jashtë. Ne kemi përgjegjësinë të jemi pozitivë dhe të fitojmë ndeshjen”, shtoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale mposhti Italinë, por Ronaldo nuk beson se edhe Portugalia mund të befasohet nga ta.

“Maqedonia befasoi dhe e bëri këtë në shumë ndeshje, por mendoj se nesër nuk do të na befasojë. Portugalia do të jetë më e mirë dhe do të shkojmë në Kampionat Botëror. Nuk ka Botëror pa Portugalinë, nuk ka individualitete këtu, është një grup, ata janë të gjithë”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online)