Karateisti më i suksesshëm i Kosovës, Herolind Nishevci i jep fund karrierës

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 22:51
Karateisti më i suksesshëm i Kosovës, Herolind Nishevci i jep fund karrierës

Karateisti më i suksesshëm i Kosovës, Herolind Nishevci, ka vendosur që të tërhiqet nga ky sport.

Përmes një postimi në “Facebook”, 30-vjeçari bëri të ditur se tashmë i ka dhënë fund karrierës si garues i Kosovës, por edhe Shqipërisë.

Prishtinasi ka thënë se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj familjes dhe gjithë të tjerëve që e ndihmuan gjatë rrugëtimit të tij drejt medaljeve.


(Kosova Sot Online)