7 mijë kosovarë luajnë futboll në Zvicër, 17 nga 20 klubet profesioniste zvicerane me lojtarë kosovarë

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 15:05
7 mijë kosovarë luajnë futboll në Zvicër, 17 nga 20 klubet profesioniste zvicerane me lojtarë kosovarë

Futbolli zviceran është i mbushur me futbollistë nga Kosova.

Krahas Kombëtares, në liga të ndryshme të futbollit zviceran luajnë shumë futbollistë kosovarë.

Më saktësisht, mediat zvicerane raportojnë se aktualisht, 6930 persona (futbollistë), përfshirë këtu futbollistët seniorë, femrat dhe fëmijët, me pasaportë të Kosovës që luajnë në futbollin zviceran.

Vetëm Portugalia dhe Italia kanë më shumë lojtarë që luajnë në Zvicër.

E sa u përket dy ligave kryesore, Super League dhe Challenge League, në 17 nga 20 klubet e tyre luajnë futbollistë me rrënjë nga Kosova.

61 futbollistë profesionistë me prejardhje kosovare luajnë në Zvicër, njofton mediumi zviceran “Blick”

Aarau, Winterthur e Stade Lausanne-Ouchy kanë më së shumti shqiptarë në ekip, secili prej tyre nga 7 futbollistë me origjinë nga Kosova, të ndjekur nga Schaffhausen me gjashtë.

Vetëm në skuadrat Young Boys, Lausanne e Yverdon nuk kanë futbollistë kosovarë.

(Kosova Sot Online)