Mediumi zviceran: Kosova i ka disa lojtarë të njohur, ua prezantojmë yjet e tyre

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 15:13
Mediumi zviceran: Kosova i ka disa lojtarë të njohur, ua prezantojmë yjet e tyre

Zviceranët janë vetëdijshëm se sonte i pret një përballje e vështirë.

Mediat e këtij vendi po ju kushtojnë theks të veçantë futbollistëve të Kosovës, me të cilët do të përballen sonte zviceranët në miqësoren që po quhet si vëllazërore.

Mediumi “nau.ch” e ka bërë një përmbledhje të, siç ka shkruar: “Disa prej yjeve të Kosovës”.

Sipas këtij mediumi, “Kosova i ka disa lojtarë të njohur”.

Tutje, portali zviceran e ka përmendur të parin Amir Rrahmanin, si lojtari më i vlefshëm i “Dardanëve”.

Më pas ka vazhduar me Milot Rashicën, por edhe Vedat Muriqin, duke i përmendur statistikat e tyre me ekipet ku kanë luajtur dhe me Kombëtaren.

Ndër të tjera, mediumi zviceran s’i ka harruar as lojtarët e njohur kosovarë si Mërgim Vojvoda, i cili po luan me sukses në Itali, por edhe Edon Zhegrovën, duke ua cekur edhe vlerën e tyre, shkruan “Gazeta Express”.

Lojtarët tjerë që kanë luajtur në Super League zvicerane si Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Betim Fazliji, Florent Hadergjonaj e Toni Domgjoni gjithashtu përmenden në shkrimin e mediumit zviceran.

Pra, “Helvetikët” kanë respekt të veçantë për Kosovën para duelit të sotëm, i cili do të luhet në Letzigrund duke filluar nga ora 18:00. 

(Kosova Sot Online)