Arsenali e Atletico, në garë për Lautaron

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 15:30
Arsenali e Atletico, në garë për Lautaron

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Edhe pse këtë sezon kishte paraqitje pozitive, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Italia nëse “Nerazzurri” e marrin një ofertë të majme për të.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, Arsenali dhe Atletico Madridi ia kanë vënë syrin përfaqësuesit argjentinas.

Interi e vlerëson Martinezin mbi 60 milionë euro.

Ai ishte pranë largimit nga Milano verën e kaluar, por qëndroi në “Giuseppe Meazza” pas largimit të Romelu Lukakut. 


(Kosova Sot Online)