Yakin vjen me një ndryshim të madh në formacionin e Zvicrës, para duelit me Kosovën

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 16:21
Yakin vjen me një ndryshim të madh në formacionin e Zvicrës, para duelit me Kosovën

Pritet një ndryshim në portën e Zvicrës në ndeshjen ndaj Kosovës.

Sipas asaj që po raporton mediumi i njohur, Blick, në portë nga minuta e parë do të luajë Gregor Kobel, portieri i Dortmundit

Ai ishte paraparë të luante në “Wembley” ndaj Anglisë, por në vend të tij startoi Jonas Omlin, portieri i ekipit francez, Monpellier.

Kjo pritet të jetë ndeshja e dytë për Kobel me Zvicrën.

Pas kësaj, trajneri i “helvetikëve”, Murat Yakin do të vendosë se kush do të jetë numri 2 pas Yann Sommer. 

(Kosova Sot Online)