“Andi Zeqiri, o more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë”, Dardanët s’e kursejnë Zeqirin

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 16:39
“Andi Zeqiri, o more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë”, Dardanët s’e kursejnë Zeqirin

Me fillim nga ora 18:00, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës në Cyrih.

“Dardanët” që kanë udhëtuar atje kanë premtuar spektakël, teksa kanë thënë se futbollistët zviceranë do t’i trajtojnë të gjithë njësoj.

Por, ai që i ka hidhëruar më së shumti është Andi Zeqiri, që refuzoi publikisht Kosovën për Zvicrën.

“Andi Zeqiri, o more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë”, ishte kënga e Dardanëve në Cyrih.

(Kosova Sot Online)