“Hadërgjonaj e zgjodhi Kosovën pasi kishte konkurrencë të madhe te Zvicra”

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 17:35
“Hadërgjonaj e zgjodhi Kosovën pasi kishte konkurrencë të madhe te Zvicra”

Sipas gazetës “Blick”, Florent Hadërgjonaj zgjodhi ta përfaqësonte Kosovën pas te Zvicra kishte konkurrencë.

Ky version nga gazeta zvicerane vije para ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet sonte

“Pse Hadërgjonaj ndryshoi ngjyrat e kombëtares? E thjeshtë: Sepse konkurrenca në pozicionin e tij (Lichtsteiner, Lang, më vonë Widmer dhe Mbabu) ishte shumë e madhe. Ndërrimi ishte i mundur sepse ai nuk kishte luajtur kurrë një lojë zyrtare për Zvicrën”, thuhet në artikullin e publikuar nga “Blick”.

Hadërgjonaj u pyet dje në konferencën për shtyp rreth vendimit të tij për ta përfaqësuar Kosovën, teksa ai tha se vendimin e kishte marrë “me zemër”.

(Kosova Sot Online)