
Në fushën ku pësoi sulm në zemër muaj më parë, Eriksen e “bombardon” portën e Serbisë

Danimarka ka shënuar fitore prej 3:0 ndaj Serbisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Parken Stadium” të Kopenhagës.
Ishte pikërisht ky stadium në të cilin Eriksen pësoi sulm në zemër muaj më parë gjatë Kampionatit Evropian.
E aty, Eriksen u rikthye me gol, teksa shënoi të tretin për ekipin e tij në minutën e 57-të.
Ai me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca “bombardoi” portën e Serbisë.
(Kosova Sot Online)