Ronaldon do ta shohim në Botëror, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 22:52
Ronaldon do ta shohim në Botëror, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

Cristiano Ronaldo do ta shijojë edhe një Kupë të Botës tjetër. Kombëtarja e tij, Portugalia triumfoi 2:0 në ndeshjen finale të play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kështu, Portugalia e siguron kualifikimin tutje në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, kur sërish realizator ishte Bruno Fernandes, i asistuar kësaj radhe nga Diogo Jota.

Kështu, Portugalia arrin ta zë trenin e fundit për kualifikim në Botërorin e këtij viti dhe pa dyshim se do të jetë një konkurrent i fortë. 


(Kosova Sot Online)