“Qëllimi u arrit, jemi në vendin që na takon”, Ronaldo i lumtur me kualifikimin e Portugalisë në “Katar 2022”

  • S.A /
  • 30 March 2022 - 16:03
“Qëllimi u arrit, jemi në vendin që na takon”, Ronaldo i lumtur me kualifikimin e Portugalisë në “Katar 2022”

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka treguar se ndihet i lumtur që Kombëtarja e Portugalisë arriti të kualifikohet për Kupën e Botës “Katar 2022”, pasi fituan finalen e “Play-Off”-it ndaj Maqedonisë, ndërsa më parë kishin mposhtur Turqinë. Ronaldo ishte gati për të ndihmuar Portugalinë të vazhdonte rekordin e saj për arritjen e çdo turneu ndërkombëtar që kur karriera e tij me ekipin kombëtar filloi në vitin 2003.

Bruno Fernandes shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut , duke i dhënë Ronaldos një shans për të garuar në Kupën e tij të pestë të Botës në nivel të lartë. Tani, numri 7 po shikon përpara për turneun që do të mbahet në muajt nëntor dhe dhjetor, dhe kjo e ka bërë të lumtur portugezin i cili ka falënderuar tifozët me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Qëllimi u arrit, jemi në Botërorin e Katarit. Ne jemi në vendin që na takon, falënderoj të gjithë portugezët për mbështetjen e tyre të palodhshme. Përpara Portugalia”, ka shkruar Ronaldo në faqen e tij në Instagram.

Ronaldo nuk ishte figura e vetme e lartë e pranishme në skuadrën portugeze të martën në mbrëmje, me ish-mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, që ishte gjithashtu vendimtar në suksesin e ekipit.

Vetë Ronaldo shtoi një foto të dyshes në Instagramin e tij menjëherë pas ndeshjes, duke u shfaqur dhe duke lavdëruar jetëgjatësinë e tyre përkatëse.

“Vitet kalojnë, por qëllimet mbeten gjithmonë të njëjta”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )