Hidhet shorti, Llapi – Prishtina sfida kryesore e gjysmëfinales së Kupës

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 13:48
Hidhet shorti, Llapi – Prishtina sfida kryesore e gjysmëfinales së Kupës

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Dhe, nga shorti i hedhur në shtëpinë e futbollit kosovar u nxor çifti kryesor në mes të Prishtinës dhe Llapit, dy rivalë të moçëm të futbollit kosovar. Ndërsa, çifti tjetër gjysmëfinal është Drita – Ramiz Sadiku.

Ndeshjet e para do të luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 13 të muajit tjetër.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e fiton edhe të drejtën e pjesëmarrjes në garat evropiane.

Fitues aktual i Kupës është Llapi.