
Dritës i humb krejt besimi në FFK, drejtori i saj i kontrollon goglat në short

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Të pranishëm në short ishin përfaqësuesit e katër ekipeve gjysmëfinaliste.
Në short mori pjesë edhe Valon Zymberi, drejtor i Dritës, e cila është njëra prej klubeve më të pakënaqura kohëve të fundit me drejtuesit e FFK-së.
Dhe, aq shumë u ka humbur besimi në FFK-në e udhëhequr nga Agim Ademi, sa që Zymberi e bëri një veprim të pabesueshëm sot gjatë procesit të hedhjes së shortit.
Ai në fakt i preku goglat e shortit, para e të tërhiqej shorti, pasi dyshonte se edhe në këtë rast drejtuesit e FFK-së do të mundë të bënin dallavere.
“Tanimë jeni krejt koshient me ngjarjet e fundit dhe rrjedhat e fundit që kanë ndodhur për shkak të zgjedhjeve në Federatë. Prandaj, ka pasur thashetheme të tilla dhe kjo pjesa e besimit ndoshta ka humbur për shkak të disa parregullsive që kanë ndodhur edhe në kampionat, ku ke i kemi pasur dyshimet dhe ankesat. Prandaj, edhe unë kam dashur t’i heq dyshimet e mia për të qenë gjithçka korrekte”, ka thënë Zymberi pas tërheqjes së shortit.
(Kosova Sot Online)