Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat si president i FIFA-s

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 18:53
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat si president i FIFA-s

Gianni Infantino e ka konfirmuar se do të garojë edhe për një mandat si president i FIFA-s vitin e ardhshëm.

Këtë, ai e tha në kongresin e 72-të të FIFA-s.

“Dua t’u them se do të kandidoj për president të FIFA-s vitin e ardhëm”, ka thënë Infantino.

Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016, kurse fitoi edhe mandatin e dytë në vitin 2019. 

(Kosova Sot Online)