Fansja e flaktë e Messit, “Miss BumBum” e ngacmon Ronaldon

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 09:18
Fansja e flaktë e Messit, “Miss BumBum” e ngacmon Ronaldon

Superfansja e Lionel Messit dhe “Miss BumBum” Suzy Cortez e ka ngacmuar Cristiano Ronaldon në rrjetet sociale, për faktin se portugezi mund të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Fituesja e çmimit “Miss BumBum” në vitin 2015 për prapanicën më të mirë në Brazil, e bëri një postim në Twitter, ku i gjuajti “kunja” yllit portugez. “Messi u kualifikuar në Kampionat Botëror. Messi nuk do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Messi do të fitojë trofe këtë sezon. Messi është më i madh se PSG-ja. Është e lehtë ta urresh më të mirin”, ka shkruar bukuroshja braziliane, e cila me këtë rast e ngacmoi Ronaldon, i cili do ta mbyllë sezonin pa fituar asgjë. United kanë hasur në probleme me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick dhe “Djajtë e Kuq” rrezikojnë të mbesin jashtë Top 4, i cili çon në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër. 

Ndërsa, Messi me PSG-në mund ta fitojë titullin e kampionit në Ligue 1. Cortez është një fanse e flaktë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë dhe shpesh është paraqitur me fanellat e yllit argjentinas.

Me linjat e trupit perfekte, ajo i çmend fansat me fotot provokuese.

(Kosova Sot Online )