Zvicra në grup me Serbinë, Brazilin e Kamerunin, flet Xherdan Shaqiri

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 20:51
Zvicra në grup me Serbinë, Brazilin e Kamerunin, flet Xherdan Shaqiri

Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Botërori këtij viti është i veçantë pasi që do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës si herëve të kaluara

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.

Pjesë e Grupit G janë edhe Brazili e Kameruni.

Xherdan Shaqiri ka folur rreth këtij grupi, teksa nuk ka preferuar të thotë ndonjë fjalë në veçanti për Serbinë, të cilën bashkë me Granit Xhakën e kishte mposhtur para katër viteve.

“Ka disa grupe vërtet të vështira, ne jemi në një prej tyre. Do të tentojmë më të mirën, unë dhe Graniti do ta udhëheqim skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, tha Shaqiri.


(Kosova Sot Online)