Messi dëshiron të shpallet kampion bote me Argjentinën

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 21:26
Messi dëshiron të shpallet kampion bote me Argjentinën

Trofeu i Kampionatit Botëror është i vetmi që Lionel Messit i mungon ende.

“Katar 2022” mbase mund të jetë Botërori i fundit në të cilin Lionel Messi do të merr pjesë.

34-vjeçari që tani ka filluar të mendojë për këtë Botëror, i cili do të fillojë më 21 nëntor.

Messi e ka bërë tatuazh topin “Al Rihla”, me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit të këtij viti.

Video është publikuar nga kompania “Adidas”, e cila bashkëpunon me sulmuesin e PSG-së.

“Me Al Rihla në këmbët e tij, ka mbetur edhe një tregim për t’u shkruar në histori. Udhëtimi i tij fillon tani”, thuhet në postimin e “Adidas”. 


(Kosova Sot Online)