Presidenti i Federatës Zvicerane flet për “duelin e zjarrtë” Zvicër – Serbi

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 10:10
Presidenti i Federatës Zvicerane flet për “duelin e zjarrtë” Zvicër – Serbi

Presidenti i Federatës Zvicerane të futbollit, Dominique Blanc ka folur për shortin e hedhur sot në Doha të Katarit, ku “Helvetikët” përfunduan në një grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Sipas tij, zviceranët kanë kapacitet për të bërë gjëra të mira.

“Ne duhet të jemi pragmatikë. E njohim grupin. Do të përgatitemi për të fituar”, deklaroi ai për mediumin zviceran “Blick””.

Ndërkohë, foli edhe për duelin e ndjeshëm ndaj Serbisë, pasi në Botërorin e Rusisë kishte polemika të mëdha kur shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe festuan me shqiponjën dykrenore.

“Ne naturisht se nuk duam ta bëjmë ndonjë polemikë. Jemi në kontakte me drejtuesit e Federatës serbe, jemi miq. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli”, deklaroi tutje kreu i futbollit zviceran.

Zvicra do të përballet me Serbinë më 2 dhjetor në Botërorin e Katarit. 

(Kosova Sot Online)