Portieri i Gjilanit shënon në fund, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë portierin e Ballkanit

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 15:49
Portieri i Gjilanit shënon në fund, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë portierin e Ballkanit

Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Qysh në sekondat e para të ndeshjes, Ermal Krasniqi e kaloi Ballkanin në epërsi.

Më pas, ndeshja nuk pati gola deri në sekondat e fundit.

Nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja është ndërprerë tash e një kohë. 


(Kosova Sot Online)