Pas ndërprerjes së ndeshjes, FC Ballkani vjen me një njoftim

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 16:16
Pas ndërprerjes së ndeshjes, FC Ballkani vjen me një njoftim

Nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.

FC Ballkani ka konfirmuar ndërprerjen e ndeshjes, teksa pas pak do të dihet për fatin e kësaj ndeshje.

Postimi nga FC Ballkani:

“Ndërpritet ndeshja.

Pas pak do te njoftoheni se a do të vazhdojë apo jo”.


(Kosova Sot Online)