Dhunë pati edhe në Ligën e Tretë të futbollit në Kosovë, futbollistët sulmuan gjyqtarin

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:05
Dhunë pati  edhe në Ligën e Tretë të futbollit në Kosovë, futbollistët sulmuan gjyqtarin

Sulmi nga tifozët e Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, nuk po del të jetë skena e vetme e dhunës për ditën e sotme në futbollin kosovar. Një tjetër skenë dhune është shfaqur edhe në Ligën e Tretë, në ndeshjen mes Bashkimit dhe Besës. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të mes këtyre dy skuadrave nuk ka shkuar siç duhet.

Në një video e cila po qarkullon në internet, shihet se futbollistët e skuadrës së Bashkimit nga Krusha e Madhe e Rahovecit, kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin e kësaj ndeshjeje.

Gjyqtari në video shihet edhe pa bluzën që e identifikon atë. Gjithashtu, edhe në këtë situatë është nevojitur ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )