Lexoni edhe:
Për korrigjimin e listave të fryra të veteranëve të luftës të formohet komision i ri me pikënisje nga pozita zero
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Bashkimi Evropian ka fërkime të dukshme sa ju përket raporteve me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre në këtë bashkim, ku bënë pjesë edhe Kosova. Fërkimet kryesore qëndrojnë në mes RFGJ-së, Austrisë, mundet edhe të ndonjë shteti tjetër, që janë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, Francës Spanjës dhe disa shtetve tjera, që janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndarja e tillë për dhe kundër ekziston dhe është thelluar shumë.
- Ndonëse agresioni rus në Ukrainë ka dhënë mësime se si dhe çka duhet bërë, prapëseprapë nuk kemi lëvizje në raport me qëndrimet për shtetet në këtë anë të Evropës. Edhe me tutje ka kundërthënie të thella në kuadër të BE. Deklarata e z.Roth është pozitive. Ai tregoi se kush është për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë e me Maqedoninë e Veriut, si dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, çështja nuk po lëvize nga vendi.Aktualisht kemi premtime nga ana e BE-së dhe të zyrtarëve në Bruksel për interesin e unionit ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk kemi veprime tjera dhe nuk priten veprim të shpejtë.
BE nuk po vepron në unitet as sa i përket Ukrainës. Natyrisht se priten përmirësime të qëndrimeve. Me Shqipërinë dhe në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndonjë pengese të madhe. Bullgaria pritet të zgjidhe konfliktin me Maqedoninë dhe të hapen bisedimet me këto dy shtete për anëtarësim. Çështja është te Kosova. Këtu nuk kemi ndonjë ndryshim të pozicioneve. E e tërë cështja edhe me tej për BE-në, varet nga dialogu me shtetin serb. Mosmarrëveshjet brenda BE-së janë të thella. Nuk kemi ndryshime. 5-anëtare të BE-së nuk po e njohin Kosovën shtet. Franca me këtë 5-she nuk po e pranojnë liberalizimin e vizave. Ato edhe janë pengesa të mëdha për intergrimin e Kosovës në mekanizmat evroatkantike.
Kosova doli hapur në anën e NATO-se dhe të BE-së për agresionin rus në Ukrainë, i pranoj edhe sanksionet e BE-së dhe të shteteve të tjera ndaj Rusisë por nuk po shpërblehet për këtë pozicionim. Ndërsa, Serbia nuk po i aplikon sanksionet dhe pothuajse është në anën Ruse dhe, megjithatë, për BE-në nuk ka ndryshuar gjë. Nuk po kritikohet Serbia. E Kosova shikohet më dylbi. Çdo veprim i Prishtinës analizohet dhe kritikohet ashpër. Ky dualizëm në qëndrime dhe shkelja e parimeve të BE-së është i dukshëm në raport me Kosovën. Asgjë ende nuk ka ndryshuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".