Talent i pazbuluar: Futbollisti i mahnit shokët e skuadrës me kërcimin që e bëri në dhomën e zhveshjes

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:50
Talent i pazbuluar: Futbollisti i mahnit shokët e skuadrës me kërcimin që e bëri në dhomën e zhveshjes

Talent i pazbuluar: Futbollisti i mahnit shokët e skuadrës me kërcimin që e bëri në dhomën e zhveshjes

Rotherham United e fitoi trofeun Papa John’s pasi e mposhti me përmbysje ekipin Sutton United me rezultat 4:2.

Ekipi nga League Two, Sutton po udhëhiqte 2:1, por skuadra nga League One u rikthye në lojë në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka në stadiumin Wembley.

E pas lojës, në dhomat e zhveshjes së Rotherhamit u pa një spektakël i vërtet.

Futbollisti Daniel Tan Barlaser u përkujdes për t’i zbavitur shokët e skuadrës me një vallëzim brilant dhe me lëvizje të papara.

Shokët e skuadrës nuk mund të ndaleshin së qeshuri me kërcimin e tij.

Një talent i pazbuluar nga ana e Barlaser, i cili me këtë rast u bë hit në rrjetet sociale.

Për më tepër, kërcimin e futbollistit në zhveshtore ju ftojmë ta ndiqni në videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online )