Shoqata për mbrojtjen e futbollistëve: Jemi të shokuar, akterët të mos futen kurrë më në stadiume

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 13:23
Shoqata për mbrojtjen e futbollistëve: Jemi të shokuar, akterët të mos futen kurrë më në stadiume

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve në Kosovë ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje, ku u sulmua fizikisht portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri. Kjo shoqatë e ka dënuar rastin e shëmtuar, ndërsa kërkon që ata që e shkaktuan incidentin të mos kenë më kurrë vend në shkallët e stadiumeve në futbollin kosovar.

Shoqata po ashtu kërkoi edhe nga Federata e Futbollit që t’i marrë masat e duhura, duke uruar që raste të tilla të mos përsëriten më kurrë në futbollin kosovar.

Portieri Frashëri u qëllua me shqelm në kokë nga një tifoz-huligan, me ç’rast përfundoi pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital, për t’u liruar më pas në orët e mbrëmjes. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve të Kosovës.

https://www.facebook.com/Shoqata-p%C3%ABr-Mbrojtjen-e-t%C3%AB-Drejtave-t%C3%AB-Futbollist%C3%ABve-t%C3%AB-Kosov%C3%ABs-1796307767058916/?ref=nf&hc_ref=ARRveTi-uuHJ8vUrWdtfhf7TM-4mlPxvzmJ7Lyauss1us0ohhIpr7LofK7BZxMEop0k

(Kosova Sot Online )