
Guardiola dhe Klop: Manchester City-Liverpool vendos titullin në Angli

Manchester City dhe Liverpool, aktualisht të ndarë me vetëm një pikë në renditje, janë gati për t’i qëruar hesapet në përballjen direkte për titull të dielën.
Një sfidë vendimtare për të cilën Pep Guardiola deklaron: “Duhet ta ndjejmë presionin të tillë: nëse humbim këtë ndeshje nuk do të fitojmë kampionatin. Shpresojmë ta mposhtim Liverpool-in, duhet ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Qytetarët” i pret faza vendimtare e sezonit, fillimisht ndaj Liverpool-it në Premier League dhe më pas ndaj Atletico Madridit në Champions League”.
Nga ana tjetë, Jurgen Klopp ëndërron parakalimin. “Për të vazhduar luftën për titull, ne duhet të fitojmë ndeshjen kundër Manchester City. Përndryshe do të jetë shumë e komplikuar. Ndeshja e ardhshme e Premier League do të jetë shumë e rëndësishme, ne nuk fshihemi.
Së pari, megjithatë, duhet të luajmë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me Benfica. Kemi vetëm tri ditë në dispozicion, më pas do të mendojmë për City”, deklaroi tekniku i Liverpoolit.
(Kosova Sot Online)