Një nga ndërprerjet më shokuese në histori të boksit – profesionistë dhe tifozë nuk u besojnë syve çfarë shikojnë në video

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 12:23
Një nga ndërprerjet më shokuese në histori të boksit – profesionistë dhe tifozë nuk u besojnë syve çfarë shikojnë në video

Një ndalesë e çuditshme nga një meç në peshën e mesme midis Stephen Newns Jr dhe Kutuk Baris ka shkaktuar shumë zemërim në mesin e tifozëve dhe profesionistëve të boksit. Në raundin e dytë të një turneu amator në Lituani, luftëtari i lindur në Skoci, Newns Jr, u duk se ishte në një pozicion të mirë të duelit, pasi kishte disa goditje të mira.Ai vazhdoi të shtynte përpara, por Baris më pas u këndell dhe vazhdoi të kishte paraqitje të mirë. Newns Jr filloi të tërhiqej paksa dhe më pas ishte një sekuencë vërtet e çuditshme. Siç mund ta shihni në pamjet, gjyqtari kontrollon nëse skocezi 24-vjeçar është në rregull përpara se të lejojë që meçi të vazhdojë. Më pas, pasi dyshja ndahet sërish pas një goditjeje të shkurtër, arbitri vendos t’i japë një numërim në këmbë Newns Jr-it të hutuar përpara se të shpallë përfundimisht fundin e meçit. Ju madje mund të dëgjoni ekipin e Newns Jr duke bërtitur ‘çfarë’ disa momente më vonë.

 

Newns Jr që atëherë, përmes rrjeteve kaprovuar të shpjegojë se çfarë ndodhi në Lituani.

“Megjithëse e vlerësoj vërtet mbështetjen e të gjithëve dhe të pyesin nëse jam mirë, ndihem si një rekord i thyer”, shkroi Stephen Newns Jr në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Pra, ja çfarë ndodhi saktësisht në raundin e dytë të finales sime në turneun në Lituani dy ditë më parë”.

“Jam ende shumë i tronditur nga ajo që ndodhi dhe ndjeva se nuk e meritoja këtë nga një arbitër i paaftë që nuk po e bën punën siç duhet në finalen e një gare ndërkombëtare”.

“Mënyra se si ai më ka shkatërruar plotësisht shanset për medaljen e artë pas gjithë sakrificave dhe punës së palodhur që kam bërë në boks, më ka lënë të dëshpëruar”.

“Pavarësisht kësaj, unë pata një tjetër udhëtim të këndshëm me miqtë e mi në ekip falë Boxing Scotland, dhe mezi pres të kthehem në ring dhe të synoj më shumë sukses. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai.

Faqja zyrtare e Boxing Scotland në Facebook ka dhënë vlerësimin e mëposhtëm nga finalja e XXVI Algirdas Socikas Elite Tournament të shtunën.

Ata shkruan: “Kontigjenti skocez mbeti i hutuar nga vendimi i referit për të ndaluar këtë garë gjatë asaj që kishte qenë një betejë e gjallë pas një shkëmbimi grushtesh”.

Shumë tifozë dhe profesionistë të boksit kanë shprehur gjithashtu mendimet e tyre për këtë incident përmes rrjeteve sociale.

Anthony Crolla, një ish-kampion i peshave të lehta të WBA, komentoi videon, duke thënë: “Ne të gjithë e kuptojmë gabim ndonjëherë, qofshin boksierë, gjyqtarë, trajnerë, por me siguri kjo duhet të jetë mashtrim i hapur”.

Kampioni i botës në IBF, Sunny Edëards gjithashtu dha mendimet e tij për klipin, duke thënë: “Kjo është ndalimi më i keq që kam parë ndonjëherë në jetën time”. 

(Kosova Sot Online )