Nga tragjedia në Bucha, futbollisti ukrainas gjendet i torturuar dhe i vrarë

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 15:35
Nga tragjedia në Bucha, futbollisti ukrainas gjendet i torturuar dhe i vrarë

I torturuar, i vrarë dhe më pas i varrosur në një varr masiv me nënën dhe babanë e tij.

Imazhet mizore të cilëve të pajetë, është ajo që lidhet me Oleksandr Sukhenko, futbollist ukrainas i lindur në vitin 1995, i cili kishte luajtur në Ligën e Dytë të Ukrainës me ekipin rajonal të FC Kudrivka.

Ai nuk luajti në klube apo kampionate të nivelit të lartë, megjithatë Oleksandr ishte i njohur për golat që shënonte. Megjithatë, orët e fundit ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij tragjike. Agjencia ukrainase UNIAN raportoi historinë e trishtë të sulmuesit të vrarë së bashku me nënën e tij Olga dhe babain Igor.

Duket se trupat ruse i premtuan Oleksandrit se do të ktheheshin të gjallë, por pas një kohe edhe ai u kap. Epilogu është dramatik.

Të tre u torturuan dhe u vranë me një egërsi të tmerrshme përpara se të varroseshin në një varr masiv pranë Bucha, pak jashtë fshatit Motyzhyn, afro 50 kilometra në perëndim të Kievit. 

https://twitter.com/FIFPRO?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511284426658963460%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnga-tragjedia-ne-bucha-futbollisti-ukrainas-gjendet-torturuar-dhe-vrare%2F

https://twitter.com/defensesentinel?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510430889435869184%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnga-tragjedia-ne-bucha-futbollisti-ukrainas-gjendet-torturuar-dhe-vrare%2F

 

Image

(Kosova Sot Online )