Zi për vëllezërit Xhaka, personi i dashur i familjes së tyre ndahet nga jeta

  • G.G /
  • 07 April 2022 - 13:36
Zi për vëllezërit Xhaka, personi i dashur i familjes së tyre ndahet nga jeta

Futbollistët e njohur Taulant dhe Granit Xhaka kanë ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Një person shumë i dashur për ta, gjyshja, është ndarë nga jeta.

Të dy vëllezërit kanë publikuar në rrjete sociale nga një foto me gjyshen e ndjerë, së bashku me një dedikim nga secili.

“Pusho e qetë gjyshe, do të jesh gjithmonë në zemrën time. Do të më mungosh”- janë fjalët e tyre krahas fotove.

Rikujtojmë se në vitin 2021, Taulant Xhaka i dha fund karrierës së tij me Kombëtaren Shqiptare, duke ndarë për të gjithë një ‘letër’:

“Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita më e bukur e jetës sime. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen Xhaka, e cila tashmë e bërë realitet.
…Si unë dhe vëllai im Graniti jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën…Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI. Më besoni që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspak të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar…”,- shkruante ai ndër të tjera duke e mbyllur me falenderime.

(Kosova Sot Online)