Trajneri i Bodo/Glimt sulmoi fizikisht ndihmësin e Mourinhos pas ndeshjes

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 11:19
Trajneri i Bodo/Glimt sulmoi fizikisht ndihmësin e Mourinhos pas ndeshjes

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, pretendon se trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen sulmoi fizikisht trajnerin e portierëve pas çerekfinales së Konferencës së Ligës. Norvegjezët fituan ndeshjen e parë 2-1 dhe gjithçka do të vendoset në Stadio Olimpico të enjten e ardhshme. Dyshohet se pati një incident pas fishkëllimës së fundit, pasi Pellegrini akuzoi trajnerin e Bodo/Glimt se kishte sulmuar Nuno Gomes. “Sapo ndodhi diçka vërtet e pakëndshme”, tha kapiteni për Sky Sport Italia.

“Trajneri i tyre sapo sulmoi trajnerin tonë të portierëve. Fillimisht i ka thënë disa gjëra, më pas e ka sulmuar fizikisht. Është vërtet e trishtueshme, sepse një sjellje si kjo është një fyerje për Romën, për lojtarët dhe stafin. Është e turpshme.” Sipas Sky Sport Italia, policia norvegjeze intervistoi Knutsen, Nuno Gomes dhe lojtarët që ishin dëshmitarë të sherrit.

(Kosova Sot Online )