Mësohet data se kur do të zhvillohet rimeçi mes Usyk dhe Joshuas

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 23:10
Mësohet data se kur do të zhvillohet rimeçi mes Usyk dhe Joshuas

Rimeçi mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas raportohet se tani ka një datë të re të planifikuar dhe mund të zhvillohet dhjetë muaj pas meçit të tyre të parë.

Joshua humbi titujt e tij botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar.

Kurse, në fillim të muajit tetor, ai aktivizoi klauzolën për rimeç me boksierin ukrainas.

Meçi i dytë mes këtyre dy boksierëve pritet të zhvillohet në verën e këtij viti, pasi edhe Usyk iu rikthye stërvitjeve javë më parë. Ai më herët i ishte bashkuar ushtrisë në Ukrainë, pasi në atë vend filluan sulmet nga Rusia.

Sipas gazetarit të njohur të boksit, Dan Rafael, rimeçi mes Usyk dhe Joshuas do të zhvillohet më 23 korrik.

Vendi se ku do të përballen këta dy boksierë mendohet se do të jetë Arabia Saudite.


(Kosova Sot Online)