Pingpongistit nuk i dhez gjuajtja “fake”

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 11:53
Pingpongistit nuk i dhez gjuajtja “fake”

Një pingpongist është munduar të bëjë diçka të pazakontë në WTT Cup Finals, që u mbajt në Singapor.

Ai u mundua ta mashtronte kundërshtarin me një gjuajtje “fake”, ndërsa e ktheu topin në tabelë në tentimin e dytë.

Por, kundërshtari suedez nuk ra në grackë të pingpongistit gjerman, për t’ia marrë atij pikën.

Veprimet e të dy pingpongistëve janë duartrokitur dhe përshëndetur nga shikuesit e pranishëm në palestër.

E kjo video është bërë virale në rrjetet sociale. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Visubal (@visubal)

(Kosova Sot Online)