
Ancelotti: S’kemi kryer punë ende, Chelsea është i rrezikshëm

Carlo Ancelotti kërkon nga lojtarët e tij ta japin maksimumin nesër mbrëma, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi e fitoi duelin e parë ndaj Chelseat në udhëtim me rezultat 3:1.
Mirëpo, trajneri italian shprehet se tashmë është mbyllur vetëm pjesa e parë, por që “Los Blancos” i pret ende punë për ta prekur gjysmëfinalen.
“Ai i lojës së parë mund të jetë një rezultat i rrezikshëm nëse mendojmë se pjesa më e madhe e punës është kryer. Duhet të provojmë ta bëjmë të njëjtën paraqitje si në lojën e parë. Rregulla e golit të mysafirit nuk vlen më, e dimë dhe e pranojmë pasi mendoj se krijon më shumë ekuilibër. Chelsea është një skuadër e fortë dhe e pres më të mirën nga ata, nuk mendoj për problemet e tyre pronësore, por për faktin se janë ende kampionë të Evropës në fuqi”, deklaroi trajneri italian në konferencë për shtyp.
Madrilenët do të mundohen ta mbrojnë kapitalin e krijuar nga loja e parë për ta prekur gjysmëfinalen e Championsit pas lojës së nesërme.
(Kosova Sot Online)