Sheikët e Katarit vendosin për shitjen e PSG-së

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 22:03
Sheikët e Katarit vendosin për shitjen e PSG-së

Sheikët e Katarit raportohet se kanë vendosur për shitjen e klubit të Paris Saint-Germainit.

Kështu ka raportuar sonte gazetari nga “El Chiringuito”, Edu Aguirre

Sipas tij, klubi francez do të del në shitje pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Edhe presidenti, Nasser Al-Khelaifi, thuhet se do të largohet gjithashtu nga PSG-ja.

Kujtojmë se “Qatar Sports Investments” e bleu klubin e kryeqytetit francez në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)