Ronaldo: Benzema e meriton Topin e Artë

  • S.A /
  • 12 April 2022 - 16:15
Ronaldo: Benzema e meriton Topin e Artë

Luis Nazario Da Lima – Ronaldo i ka idetë e qarta rreth favoritit për Topin e Artë 2022. Legjenda braziliane e ka çuar në qiell Karim Benzeman, i cili po kalon nëpër një formë kulminante. Sipas ish-futbollistit të Barcelonës, Real Madridit, Interit e Milanit, sulmuesi francez e meriton këtë vit çmimin prestigjioz individual, të cilin e kishte fituar edhe vetë. “Po, kanë kaluar dy vjet që them se e meriton dhe më kanë sulmuar shumë njerëz për këtë. Është një sulmues spektakolar dhe e meriton Topin e Artë. Është momenti i Benzemas”, ka thënë Ronaldo për “Sky Sport”.

Benzema në garë për Topin e Artë e ka konkurrentin kryesor bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe, por nuk mbetet prapa as Robert Lewandowski. Ai foli edhe për talentin e madrilenëve, bashkëkombësin e tij Vinicius Junior. “Është përmirësuar shumë dhe po shënon gola. Këtë vit është zhvilluar dhe kjo është meritë mbi të gjitha e Benzemas dhe Ancelottit”, përfundoi Ronaldo.

(Kosova Sot Online )