“Save the Children” e largon Ronaldon nga detyra

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 21:10
“Save the Children” e largon Ronaldon nga detyra

Organizata që lufton për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” e ka larguar Cristiano Ronaldon nga e detyra ambasadorit të bamirësisë.

Futbollisti portugez ishte ambasador i “Save The Children” tash e dhjetë e vite

Ky vendim nga kjo organizatë erdhi pas veprimit që bëri Ronaldo të shtunën e kaluar, pas ndeshjes që Manchester United e humbi nga Evertoni.

37-vjeçari ia kishte thyer telefonin një tifozi 14-vjeçar të Evertonit, kur po shkonte drejt daljes nga stadiumi.

Përveç kësaj, sulmuesi i Manchester Unitedit ia kishte lënduar edhe dorën tifozit. 

(Kosova Sot Online)