Mbyllen pjesët e para, Chelsea me epërsi minimale ndaj Realit, baras në “Allianz Arena”

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 22:09
Mbyllen pjesët e para, Chelsea me epërsi minimale ndaj Realit, baras në “Allianz Arena”

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0:1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”

Mason Mount shënoi për mysafirët nga Londra në minutën e 15-të.

Rezultati i përgjithshëm nga kjo ndeshje është 3:2 në të mirë të “Los Blancos”.

Kurse, 45 minutat e parë në “Allianz Arena”, në ndeshjen mes Bayern Munichit dhe Villarrealit, janë mbyllur baras dhe pa gola.

Rezultati i përgjithshëm nga kjo ndeshje është 1:0 në të mirë të skuadrës spanjoll.


(Kosova Sot Online)