Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin e ri

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 16:32
Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Erik ten Hag ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

52-vjeçari do ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, i cili u soll për të zëvendësuar Ole Gunnar Solksjaer në nëntor të vitit 2021

Nëse nuk shfaqet papritur një pengesë e fundit, Ten Hag do të bëhet trajner i “Djajve të Kuq” gjatë verës dhe konfirmimi i ardhjes së tij do të bëhet në fund të prillit.

Ten Hag dëshironte të sigurohej se ai do të përfshihej në vendimet e transferimit përpara se të merrte një vendim për t’u larguar nga Ajax për në Old Trafford.

Manchester United thotë se ende nuk është nënshkruar një marrëveshje zyrtare, por ata kanë deklaruar se bisedimet janë në një fazë të avancuar për një trajner të ri.

Raportohet se Ten Hag ishte kandidati i preferuar i United për këtë post, përpara Mauricio Pochettino të Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online)