Klubet që nuk morën pjesën në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i dërgojnë letër MRKS-së

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 17:49
Klubet që nuk morën pjesën në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i dërgojnë letër MRKS-së

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së i datës 6 prill i dha Agim Ademit një tjetër mandat 4-vjeçar si president i FFK-së.

Por, ai kishte një “opozitë” prej 15 delegatësh të cilët e bojkotuan këtë kuvend, duke e quajtur për paligjshëm.

Tani, ata kanë dërguar letër për ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, duke kërkuar për mbrojtjen e ligjshmërisë në bazë të kompetencave nga Ligji i Sportit 2003/24 dhe udhëzimet administrative 05/2005.

Ata shkruan në letër se e kanë respektuar opinionin ligjor të MKRS-së, ku thuhej se thirrja e Kuvendit Zgjedhor nuk ishte e ligjshme, duke e bojkotuar me mospjesëmarrje këtë Kuvend.

(Kosova Sot Online)