Shkarkohet trajneri më jetëgjatë në Premierligë

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 14:57
Shkarkohet trajneri më jetëgjatë në Premierligë

Burnley ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche pas 10 vitesh në Turf Moor.

Klubi ka ndarë rrugët me 50-vjeçarin, trajnerin më jetëgjatë në Premier League, pas humbjes zhgënjyese 2-0 ndaj Norwich fundjavën e kaluar.

Dyche, i cili ka qenë trajner i Burnleyt që nga tetori 2012 dhe nënshkroi një kontratë të re në shtator që do të zgjaste deri në verën e vitit 2025, largohet me klubin që po përballet me një betejë për të shmangur rënien nga Premier League.

Clarets janë katër pikë larg sigurisë me tetë ndeshje të mbetura nga sezoni. Ata kanë fituar vetëm katër herë në ligë gjatë gjithë sezonit, duke barazuar tetë dhe duke humbur 14 nga 30 ndeshjet e tyre.

Tani, trajneri më jetëgjatë në Premierligë ka mbetur Jurgen Klopp, i pasuar nga Pep Guardiola. 


(Kosova Sot Online)