Cuadrado rinovon me Juventusin

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 15:53
Cuadrado rinovon me Juventusin

Juventus ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës për një vit për Juan Cuadrado.

Marrëveshja e kolumbianit u zgjat automatikisht me një sezon tjetër pas paraqitjes së tij të 40-të me “Zonjën e Vjetër” kundër Cagliarit javën e kaluar.

Kontrata e tij e re tani do të skadojë në qershor 2023 dhe Juventus ka konfirmuar vazhdimin e tij me një deklaratë zyrtare

Megjithatë, Bianconerët janë ende duke negociuar me agjentin e tij Alessandro Lucci për një marrëveshje më të gjatë për 33-vjeçarin. 

Gjigantët e Serisë A do t’i ofronin atij një kontratë të re deri në vitin 2024 për të shpërndarë pagën e tij prej 5 milionë euro në vit dhe për të paguar faturën e pagave të tyre.

Lucci është edhe përfaqësuesi i Leonardo Bonuccit dhe Mattia Perin. Portieri gjithashtu ka zgjatur kontratën e tij që skadon në Torino deri në vitin 2025. Gjigantët e Serisë A njoftuan dje një marrëveshje të re me ish-yllin e Genoas .

Cuadrado iu bashkua Juventusit nga Chelsea në vitin 2015 dhe ka shënuar 24 gola në 262 paraqitje me Bianconerët. Ai gjithashtu ka luajtur me Udinese, Lecce dhe Fiorentina në Serie A. 

(Kosova Sot Online)