Bayerni e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 16:36
Bayerni e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

Sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të tij të mira në Portugali dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas “Sport1”, Bayern Munichi është klubi i radhës që ka shprehur interesim për 22-vjeçarin.

“Bavarezët” thuhet se e shohin Nunezin si zëvendësues të Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi nga Uruguai me Benfican ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Nunez deri më tani në këtë sezon ka shënuar 32 gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)