Reali s’heq dorë nga Haalandi

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 17:40
Reali s’heq dorë nga Haalandi

Real Madridi raportohet se nuk ka hequr dorë nga mundësia e transferimit të Erling Haaalandit.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Manchester City po bën më të mirën për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez dhe se klubi anglez do të vazhdojë insistimin edhe në ditët në vijim, teksa e dinë se gara është ende e hapur.

Pavarësisht se kampioni anglez besohet se po e kryeson garën për transferimin e Haalandit, Romano tha se edhe Real Madridi është ende në garë gjithashtu.

Edhe Barcelona thuhet se ka shfaqur interesim për 21-vjeçarin e Borussia Dortmundit.

(Kosova Sot Online)